Breaking News

Nis raundi i dytë i bisedimeve Iran-Angli

Sot në Teheran do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Iran-Angli.

Qendra e diplomacisë publike dhe mediatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se bashkëpunimi ekonomik pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, mënyra e garantimit të garancive financiare dhe shkëmbimeve monetare mes dy vendeve me gjithë sanksionet e njëanshme të Amerikës, janë temat kryesore që do të trajtohen në takimin e radhës mes Iranit dhe Anglisë. Palët gjithashtu do të diskutojnë për zhvillimet në rajon. Pala iraniane në këtë takim do të kryesohet nga Sejed Abas Eragci zv/minisër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ndërsa pala angleze do të kryesohet nga Alistair Burt zv/ministër i jashtëm i Anglisë për çështjet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut. Vizita e Burt në Teheran është vizita e parë e një zv/ministrit të jashtëm të Anglisë që nga koha e vendimit të Donald Trump për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Vizita e tij kryhet njëkohësisht me përpjekjet e BE për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, Kohët e fundit Federika Mogherini shefja e politikës së jashtme të BE edhe një herë ka shprehur mbështetjen e unionit për marrëveshjen bërthamore.  Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për marrëveshjen bërthamore dhe mbështesim punën e ANEA në këtë çështje, ka thënë në fjalën e saj Federika Mogherini. ANEA për të 12 herë radhazi ka konfirmuar respektimin e angazhimeve të Iranit që dalin nga marrëveshja bërthamore. ë këtë raport theksohet se që nga dita e parë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ANEA ka konfirmuar angazhimet e Iranit sipas marrëveshjes. Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, i publikuar më 30 gusht, është shkresa e dytë prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar në muajin maj për tërheqjen e Uashingtonit nga pakti dhe për rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Advertisements