Breaking News

Dimitrov: Nuk jemi superfuqi, do të ketë dialog mbi markat tregtare

Ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se prej neve varet nëse do t’ia dalim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu pyetje parashtrojnë edhe qytetarë në rrjetin social Twitter.

“Jetojmë në një rajon ku jo të gjitha çështjet janë të zgjidhura. Mendoj se ta kapim trenin për Evropë. Ne jemi ata të cilët shkuam, shtrimë dorën”, tha Dimitrov.

Mendoj se ne vetë e kemi dashur një ndjenjë të pafuqisë. Ai tha se ne nuk jemi një superfuqi dhe se shpesh mendojmë se asgjë nuk varet nga ne.

Ai tha se do të ketë një dialog mbi markat tregtare dhe deri në arritjen e marrëveshjes praktika do të jetë ashtu siç është.

Duke folur për gjuhën Dimitrov tha se ai do të jetë edhe më i afirmuar.

Ministri tha se duhet të kemi Maqedoni evropiane, me drejtësi dhe shanse të barabarta.

“Beteja e gjeneratës sonë është të ruajmë atë që kemi”, tha Dimitrov

Advertisements