Breaking News

Zarif: Pala tjetër të zbatojë angazhimet e veta në marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se nëse partnerët e marrëveshjes bërthamore me Iranin, duan të ruajnë këtë marrëveshje duhet t’u japin fund deklaratave të padobishme dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mbështetur interesat ekonomike të Republikës Islamike të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj raportit më të fundit të ANEA, ku edhe një herë konfirmohet zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: “ Nëse objektivi është ruajtja e marrëveshjes bërthamore, atëherë nuk ka rrugë tjetër përveçse zbatimit të angazhimeve dhe zotimeve dhe normalizimi i marrëdhënieve ekonomike nga të gjitha palët”. Dje ANEA për të 12-ën herë dhe për të dytën herë pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ka theksuar se veprimet dhe programi bërthamor i Iranit janë në përputhje të plotë me këtë marrëveshje ndërkombëtare. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements