Breaking News

ërkesa për dorëheqjen e Aung San Suu Kyi

Komissari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut, pasi ka rikujtuar krimet e kryera nga ushtria e Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya, ka kërkuar dorëheqjen e lideres së partisë Bashkimi Kombëtar për Demokraci, Aung San Suu Kyi.

Komisari i lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, deklaroi se ministrja e Jashtme dhe udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka mundur dhe ka qenë e nevojshme të japë dorëheqje për krimet që kanë ushtruar forcat e Mianmarit mbi muslimanët Rohingya. Al Hussein në një intervistë të tij  kritikoi ashpër Suu Kyi-n për gjenocidin e kryer mbi pakicën etnike në Arakan. “Ajo ka qenë në gjendje të bëjë diçka. Ka mundur thjeshtë të heshtë apo edhe më mirë të japë dorëheqje. Nuk ka pasur nevojë të bëhet zëdhënëse e ushtrisë së Mianmarit”, ka thënë Al Hussein. Ai interpretimet e Suu Kyi për masakrat në Mianmar i vlerëson si të pavërteta dhe të njëanshme duke shtuar se ajo ka mbuluar krimet e tmerrshme që ka kryer ushtria. “Ajo ka mundur thjeshtë të thotë se është e gatshme të bëhet udhëheqëse e Mianmarit, por jo në këtë mënyrë. Është dashur të falënderohet dhe të kthehet në paraburgimin shtëpiak”, tha Al Hussein. Suu Kyi si aktiviste në luftën kundër regjimit ushtarak në Mianmar ishte në paraburgim shtëpiak prej vitit 1989 deri më 2010. Ajo është fituese e Çmimit Nobel për paqe në vitin 1991, ndërsa kohët e fundit Komiteti për Çmimin Nobel njoftoi se ka mundësi t’i merret çmimi për krimet në Arakan. Hetuesit e OKB-së këtë javë kërkuan gjykimin e kreut ushtarak të Mianmarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për gjenocid mbi muslimanët Rohingya. Sipas OKB-së, që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 700 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, mbetën të detyruar të largohen nga Arakani në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman. Nën pretekstin e fushatës kundër militantëve që sulmuan pikat e kontrollit policor, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë më 25 gusht nisën aksionin e egër dhe brutal mbi Rohingyat në të cilat në mënyrë mizore u vranë mbi 24 mijë pjesëtarë të kësaj pakice. Sulmet kaluan në formën klasike të spastrimit etnik, ndërsa ushtria e Mianmarit u ka vënë flakën qindra fshatrave muslimane. Nga ky rajon mbi 750 mijë muslimanë u detyruan të ikin në Bangladesh. Disa qeveri të fuqishme të cilat supozohet se promovojnë të drejtat e njeriut nuk kanë thënë asgjë. Ata janë pothuajse të bashkërenduar me shkeljet e të drejtave të njeriut përmes heshtjes së tyre. Që nga 25 gushti i vitit 2017, sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Ontario (OIDA), më shumë se 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit. “Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr, ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën”, thuhet në raportin e OIDA-s, duke shtuar se 17.718 gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit. Po ashtu theksohet se mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan. Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman. Populli Rohingya, i përshkruar nga OKB si më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetëra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012. OKB ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Advertisements