Breaking News

Ruhani: Dhënia e përgjigjes, pika e fuqishme e funksionarëve të shtetit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se dhënia e përgjigjes është një prej pikave më të fuqishme të funksionarëve të shtetit.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një fjalim të mbajtur përpara parlamentit iranian ka thënë: Askush nuk mundon se dhënia e përgjigjes është dobësi por të gjithë funksionarët në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave që kanë duhet të përgjigjen përballë ligjit. Askush prej popullit iranian, miqve të Iranit në botë dhe armiqve të Iranit nuk duhet të kujtojë se sot ka nisur ndasia mes qeverisë dhe parlamentit pasi qeveria ka një qëllim të madh mbi supe që do ta realizojmë së bashku. Presidenti iranian dhe se populli ka të drejtë të pyesë. Kreu i ekzekutivit iranian tha se populli iranian gjatë qeverisë së 11 dhe në muajt e parë të qeverisë së 12-të të Iranit ka vënë re zhvillimet pozitive në ekonomi, kulturë, çështjet sociale, sigurinë kombëtare dhe politikat e brendshme dhe të jashtme dhe shtoi: Sot për popullin ka lindur pyetja se çfarë ka ndodhur që populli është i shqetësuar për të ardhmen e jetës dhe vendit. Presidenti iranian tha se kjo çështje duhet shtjelluar për popullit se problemet nën drejtimin e lidershipit dhe në bashkëpunim me tre pushtet dhe forcat e armatosura do të zgjidhen. Ai duke iu drejtuar kombit iranian tha: Amerika do përpiqet që të neutralizojë komplotet e Amerikës.

Advertisements