Breaking News

Makron: Objektivi i Evropës është ruajtja e marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Francës ditën e hënë në një takim me ambasadorët francezë në Paris ka thënë se objektivi kryesor i Evropës mes tyre i Francës, Gjermanisë dhe Britanisë është ruajtja e marrëveshjes bërthamore.

Presidenti i Francës ka kritikuar politikat e njëanshme të Amerikës sidomos në çështjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe ka thënë: Franca e mbështet marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.  Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements