Breaking News

Vrasje e trefishtë në Dibër, nuk dihen motivet

Mbrëmë në Dibër ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku të vdekur janë gjetur burri, gruaja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

Stacioni Policor në Dibër për këtë ngjarje ka marrë denoncim nga qytetarët, ndërsa më pas është njoftuar edhe Spitali i Përgjithshëm. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, por për fat të keq vetëm kanë konstatuar vdekjen e tre personave.

Sipas AIM, movitet e kësaj vrasje akoma nuk janë zbuluar.

Për shkak të veprës penale të rëndë, ky rast do të kalojë nën kompetenca të Prokurorisë Themelore në Gostivar.

Ndërsa nga SPB Ohër informacione për këtë rast kanë njoftuar se do të japin gjatë ditës së sotme.

Advertisements