Breaking News

Sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore e padisë së Iranit kundër Amerikës

Sot në gjykatën e Hagës do të mbahet seanca e parë gjyqësore lidhur me padinë e Iranit kundër Amerikës dhe kjo nënkupton heqjen e sanksioneve të njëanshme të Uashingtonit kundër Teheranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, palët do të diskutojnë për 4 ditë rreth sanksioneve dhe pala iraniane nga gjykata e Hagës do të kërkojë të anulojë sanksionet e njëanshme të vendosura nga qeveria e presidentit amerikan Donald Trump. Në afatin e caktuar më herët seanca gjyqësore e padisë së Iranit kundër Amerikës në gjykatën e Hagës nis sot në orën 10:00 sipas orës lokale në Hollandë dhe nesër pala amerikane do të parashtrojë versionin zyrtar të qëndrimeve të Uashingtonit. Seanca do të vazhdojë deri ditën e mërkurë dhe të enjte. Sipas agjencisë Reuters, pritet që avokatët e qeverisë amerikane në seancën gjyqësore të Hagës të parashtrojnë çështjen se analizimi dhe shqyrtimi i sanksioneve nuk është në kompetencë të gjykatës dhe nga pikëpamja e Uashingtonit veprimet aktuale të qeverisë amerikane nuk bien ndesh me marrëveshjen e vitit 1955 që për nga pikëpamja e Amerikës sot ajo është një kontratë pa vlerë. Mirëpo gjykata e Hagës marrëveshjen e vitit 1955 e konsideron akoma funksionale edhe pse ajo është nënshkruar disa vite përpara revolucionit islamik. Gjykata e Hagës është organi më i lartë juridik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Vendimet e kësaj gjykate janë të detyrueshme mirëpo ajo nuk ka fuqinë e zbatimit të tyre dhe për këtë arsye shumë nga verdiktet e kësaj gjykate në të kaluarën nuk janë zbatuar nga vende si Amerika.

Advertisements