Breaking News

Rusia paralajmëron: Terroristët po përgatiten për një sulm kimik

Igor Konashenkov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së rusisë ka paralajmëruar se terroristët kanë programuar një sulm me armë kimike pas dy ditësh në qytetin Edlib të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rianovosti, Igor Konashenkov duke u bazuar në informacionet e qendrës për paqen në Siri, ka thënë se një grup ekspertësh kanë shkruar në Edlib për të trajnuar terroristët për përdorimin e bombave me përmbajte gazi klor. Terroristët kanë ndërmend të sulmojnë rajonin Kafer Zita me armë kimike, rajon që ndodhen 8 km në jug të zonës Habit në provincën Edlib. Konashenkov thotë se pas skenarit me armë kimike, grupi Helmetat e Bardha do të marrë filmime për t’i bërë publike. Grupi Helmetat e bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullit dhe qeverisë siriane. Në të vërtetë, Grupi Helmetat e bardha që synonte të luante një rol humanitar në Siri, ka dëshmuar qartë dhe formalisht se ka hyrë në këtë vend nën qëllimin humanitar, në mënyrë që të veprojë si një instrument i fuqive perëndimore kundër qeverisë siriane. Burime ruse kanë informuar se në komplotin e tyre të ri anti-sirian kanë transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib.

Advertisements