Breaking News

Irani ende është duke pritur garancitë e Evropës për shitjet e naftës

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif thotë se Republika Islamike është ende duke pritur garancitë e Evropës për shitjen të naftës dhe për marrëdhëniet bankare.

Zarif i bëri këto deklarata të shtunën në margjinat e një konference mbi zhvillimin politik të Iranit pas masës së njëanshme të SHBA për të dalë nga marrëveshja bërthamore historike e vitit 2015. “Bashkimi Evropian duhej të ndërmerrte disa masa, duke përfshirë ruajtjen e shitjes së naftës iraniane dhe ruajtjen e kanaleve bankare, ku ne po presim ende se vendet e BE do të veprojnë”, tha Zarif. Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin mbi Iranin pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore iraniane, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit, e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 në vitin 2015 dhe vendosi të ri-imponojë sanksione të njëanshme kundër Teheranit. Sipas marrëveshjes, Irani u zotua për të vënë kufizime në programin e tij bërthamor në shkëmbim të heqjes së sanksioneve bërthamore.

Advertisements