Breaking News

Amnesty International: Mosndëshkimi i kriminelëve në Mianmar, një turp i madh

Amnesty International tha se ushtria e Mianmarit vazhdon krimet e saj kundër muslimanëve Rohingia dhe autorët e këtyre krimeve kanë qenë të imunizuar ndaj dënimit, gjë që është një turp i madh për bashkësinë ndërkombëtare.

Amnesty International rë shtunën përmes një deklarate në shënimin e përvjetorit të krimeve të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia, ka thënë se përderisa nuk kemi një reagim konkret të bashkësisë ndërkombëtare, nuk ekziston asnjë garanci se këto krime nuk do të përsëriten. Megjithatë, mijëra gra, fëmijë dhe burra myslimanë të Rohingya vazhdojnë të ikin nga shtëpitë e tyre si rezultat i sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë së Mianmarit dhe kërkojnë strehim në Bangladesh. Në deklaratën e Amnesty International thuhet se për aq kohë sa autorët e këtyre krimeve janë të lirë, është qesharake të ketë ndonjë ide se njerëzit e zhvendosur mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Advertisements