Breaking News

Uashingtoni ende është i zemëruar me Turqinë për blerjen e raketave nga Rusia

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit përsëri kërcënoi Ankaranë se do të përballet me sanksionet e Uashingtonit për shkak të blerjes së sistemit raketor S-400.

Heather Nauert, zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në një konferencë shtypi, përsëriti kërcënimet e Uashingtonit për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore S-400. Kompania shtetërore ruse për eksportin e armëve, Rosoboronexport thotë se do të nisë dërgimin e sistemeve anti-raketore S-400 për në Turqi, në vitin 2019. Rosoboronexsport gjithashtu tha se do të ndalojë shitjen për konsumatorët e huaj me dollarë amerikanë, duke i lejuar ata që të blejnë armë me valutat e tyre kombëtare. Ky njoftim vjen në kohën kur Turqia po ballafaqohet me krizën, pas zhvlerësimit të valutës kombëtare, lirës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Advertisements