Breaking News

Rriten pagat e mjekëve në Maqedoni nga 1.500 deri më 4.548 denarë

Nga 1.500 deri më 4.548 denarë është shuma e rritjes për pesë përqind të pagave të 19.12 punëtorëve në shtëpitë publike shëndetësore, në pajtim me vendimin e djeshëm të qeverisë e ka përshëndetur kryetari i Sindikatave të Pavarura për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale të Republikës së Maqedonisë. Ljubisha Karanfillovski, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas stimulimeve të Ministrisë për rritjen e pagës bruto, mjekët specialist të klinikave universitare për sëmundje kirurgjike do të marrin pagë në shumën për 4.548 denarë, ndërsa mjekët specialist të klinikave universitare interne në shumën për 3.756 denarë.

Mjekët specialist në spitalet e përgjithshme do të marrin paga për më shumë se 4.060 denarë, ndërsa rritja për kuadrin e mjekëve me përgatitje mesatare në klinikat universitare dhe spitalet e përgjithshme do të jenë për rreth 1.500 denarë.

Advertisements