Breaking News

Pozicioni i Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Amerikës, është shumë i fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit e cilësoi qëndrimin e Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Shteteve të Bashkuara si “shumë të fortë” dhe tha: “Amerikanët janë duke bërë vetëm propagandë”.

Mohamed Xhevad Zarif, duke përmendur ankesën e Iranit në GJND lidhur me ripërtëritjen e sanksioneve të paligjshme, ka thënë se Irani pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjes së sanksioneve në bazë të traktatit të miqësisë dhe marrëdhënieve ekonomike dhe të drejtave konsullore të vitit 1955, ka ngritur një padi kundër Shteteve të Bashkuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Zarif ka shtuar: Edhe pse amerikanët pas daljes nga marrëveshja bërthamore , kanë ngritur çështjen e negociatave të reja, por ata para kësaj kanë shkelur zotimet e tyre dhe Irani sipas traktatit të vitit 1955, do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.

Advertisements