Breaking News

Trump njofton tarifa të reja doganore kundër Evropës

Donald Trump në kuadër të sloganit të tij Amerika e Para dhe me pretekstin për të ringjallur fuqinë e mëparshme të Amerikës, po ndjek politika proteksioniste në fushën e ekonomisë.

Një prej vendimeve më të rëndësishme të Trump në këtë fushë është ngritja e tarifave doganore për mallrat dhe produktet e importuara në Amerikë, gjë e cila ka shkaktuar një luftë të madhe ekonomike në botë. Presidenti amerikan si hapin e parë në këtë luftë ka vendosur tarifa doganore për çelikun dhe aluminit me nga 25 dhe 10% gjë e cila ngjalli reagime të shumta tek partnerët ekonomik të Amerikës. Partnerët ekonomikë të Uashingtonit kanë ndërmarrë masa reciproke duke rritur tarifat doganore për mallrat e importuara nga Amerika. Tani lufta ekonomike e nisur nga Donald Trump është zgjeruar dhe Amerika po përballet me vende si Kina. Evropa dhe në veçanti Gjermania, që ka një ekonomi të bazuar në eksporte, për shkak të politikave dhe vendimeve tregtare të Donald Trump kanë pësuar dëme të shumta dhe për këtë palët janë futur në një luftë tregtare duke shtuar tarifat doganore. Megjithatë pas vizitës së kreut të komisionit evropian Jean-Claude Juncker në Amerikë dhe pas bisedimeve të tij me presidentin Donald Trump, palët arritën një akord të përkohshëm. Akordi është arritur në kohën kur tensionet mes Evropës dhe Amerikës është shtuar shumë sidomos gjatë muajve të fundit dhe kjo ka arritur deri aty saqë Donald Trump, Evropën e ka quajtur armik tregtar të Amerikës. Si rezultat Trump në përpjekjet e tij më të fundit është munduar të  vendosë tarifë doganore prej 25% për automjetet që importohen në Amerikë nga Evropa. Kërcënimet e Donald Trump në këtë çështje edhe pse dëmton rëndë kompanitë e prodhimit të automjeteve në Amerikë dhe punonjësit e këtij sektori, mirëpo ajo shkakton dëme dhe shpenzime të shumta edhe për konsumatorin amerikan. Evropa nga ana tjetër ka shtuar tarifat doganore për makinat amerikane me të njëjtin nivel dhe kjo ka shtuar shpenzimet për prodhuesit amerikanë të makinave dhe me padyshim ka rritur çmimin total të automjeteve të prodhuar anë këtë vend. Përveç kësaj rritja e çmimit të makinave amerikane ka ulur fuqinë konkurruese të tyre me automjetet e tjera. Mirëpo vendimi i Donald Trump për të shtuar tarifat doganore për makinat, ka dëmtuar shumë prodhuesit gjermanë të makinave. Kompanitë prodhuese të makinave si BMË, janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve që kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish në Amerikë. përveç kësaj kjo kompani ka fabrikë prodhimi edhe në Meksikë që aktualisht me një tarifë doganore prej 3% futen dhe shiten në Amerikë. Në rast se Amerika vendos tarifa doganore mbi importin e makinave, ky vendim jo vetëm që do të reduktojë 195 mijë vende pune në Amerikë por do të shtojë çmimin e makinave evropiane me nga 1400 deri në 7000 mijë dollarë për çdo makinë.

Advertisements