Breaking News

Spasovski: Ekzistojnë forca të cilat nuk dëshirojnë që referendumi të ketë sukses

“Në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë, edhe pse ekzistojnë forca të cilat, nëpërmjet prishjes së sigurisë, t’i arrijnë qëllimet e tyre, t’i kundërvihen anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ministri i Mbrojtjes Oliver Spasovski, në intervistën e dhënë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski gjithashtu tha se qytetarët më 30 shtator kanë mundësi të marrin vendimin e tyre të pavarur për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se pozita gjeostrategjike e Maqedonisë,  sjell rreziqe dhe sfida të caktuara, por ato janë parandaluar, në mes të gjithave, edhe me funksionimin e mirë dhe shkëmbimin e informacioneve me shërbimeve miqësore me të cilat bashkëpunon Maqedonia.

“Besoni se Republika e Maqedonisë ka shumë miq të cilët e ndihmojnë, para se gjithash, që ta ruajmë stabilitetin në vend, sigurimi i sigurisë në të gjithë vendin”, tha Spasovski.

Për zërat që qarkullojnë se shërbimet e huaja po përpiqen që të “gërmojnë” para referendumit dhe për ndërhyrjen ruse në “punët e Maqedonisë”, Spasovski tha se Maqedonia ka qëndrim të qartë, kombëtar, interes vital që të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Advertisements