Breaking News

Rrëzohet një dron spiun i Arabisë Saudite në Xhizan

Ushtria dhe komitete popullore në Jemen kanë rrëzuar një dron spiun të Arabisë Saudite në provincën Xhizan, që gjendet në jug të Arabisë Saudite.

Sipas kanalit televiziv Al Masira, ky dron spiun sauditë u rrëzua në lindje të rajonit Xhebel Dekhan, në provincën Xhizan. Po ashtu sot, ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë vrarë 5 ushtarakë sauditë në kufirin mes Jemenit dhe Arabisë Saudite. Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë kryer 81 operacione ushtarake kundër forcave saudite. Vetëm në 48 orët e kaluara ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë vrarë të paktën 76 mercenarë sauditë në rajonet Zona 9, Maareb, Taiz dhe Xhuf. Ndërsa disa media thonë se në luftimet e fundit në rajonin Darihmi dhe Hadida, janë vrarë të paktën 140 mercenarë sauditë.

Advertisements