Breaking News

John Bolton: Kemi lëshuar vetëm dy leje shumë të kufizuara për të përjashtuar Iranin nga sanksionet

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA njoftoi planet e mëtejshme të Uashingtonit dhe Tel Avivit për të zbatuar sanksionet kundër Iranit dhe gjetjen e mënyrave tjera për të ushtruar presion kundër këtij vendi. J

ohn Bolton duke iu referuar presionit të vazhdueshëm ndaj Iranit, tha të mërkurën se janë lëshuar vetëm dy leje shumë të kufizuara për përjashtim nga sanksionet e Iranit. Sipas ‘Wall Street Journal’, John Bolton para gazetarëve në fund të vizitës së tij tre-ditore në territoret e pushtuara, ka thënë: “Ne nuk duam të ndalemi në nivelin e sanksioneve të vitit 2015. Qëllimi ynë është që me të vërtetë të themi se nuk do të ketë përjashtim nga sanksionet”. John Bolton më tej ka shtuar se sanksionet amerikane kanë ndikuar në aftësinë e Iranit në Lindjen e Mesme dhe Uashingtoni dhe Tel Avivi po diskutojnë gjithashtu për vendosjen e më shumë sanksioneve dhe gjetjen e mënyrave të tjera për të ushtruar presion ndaj Iranit.

Advertisements