Breaking News

Trump: Amerika e pasigurt

Presidenti amerikan pasi ka pohuar pasigurinë në Amerikë, qytetin Çikago e ka quajtur të njëjtë me zonën e luftës.

Donald Trump në një fjalim të tij në Virxhinia, pasi theksoi nivelin e lartë të pasigurisë në Amerikë ka thënë: Javën e kaluar 62 persona janë sulmuar me armë në Çikago prej të cilëve 13 kanë humbur jetën. Donald Trump pohon mungesën e sigurisë në Amerikë në kohën kur ai është një prej mbështetësve kryesorë të ligjit për armëmbajtjen e lirë. Ai u ka premtuar përdoruesve të armëve se është mbrojtës i tre. Për çdo vit me mijëra njerëz në Amerikë humbin jetën për shkak të përdorimit të lirë të armëve të zjarrit. Lobi i fuqishëm i prodhuesve dhe përdoruesve të armëve të zjarrit, është bërë pengesë për reformimin e ligjit të armëmbajtjes së lirë në Amerikë.

Advertisements