Breaking News

Ministria iraniane e mbrojtjes: Forcimi i armëve strategjike dhe fuqia mbrojtëse nënkupton sigurinë e qëndrueshme të Iranit

Ministria e mbrojtjes i RII me rastin e ceremonisë së Ditës së Industrisë mbrojtëse, ka thënë se forcimi i armëve strategjike, maksimizimi i mbrojtjes dhe i mbështetjes së Frontit të Rezistencës Islamike, forcon sigurinë e RII.

Nesër (e mërkurë) 22 gusht është Dita e Industrisë mbrojtëse në Iran.   Në deklaratën e lëshuar sot (e martë), Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka thënë: “Tani, Republika Islamike e Iranit ka arritur një pikë zhvillimi dhe autoriteti në parandalimin e çdo lloj sulmi që mund të kërcënoj atë si dhe çdo aventur dhe operacion masiv psikologjik dhe medial kundër çdo veprimi apo sulmi ushtarak”. Në deklaratë, Ministria iraniane e mbrojtjes ka theksuar se industria e mbrojtjes së Iranit ka punuar për të maksimizuar strategjitë e saj të mbrojtjes dhe për të realizuar qëllimet dhe politikat e Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements