Breaking News

Kërkesa e Palestinës nga vendet arabe dhe islamike për të mbështetur xhaminë Al Aksa

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom Palestinez u bëri thirrje vendeve arabe dhe islamike që t’i japin xhamisë Al Aksa një mbështetje të fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Jusef Mahmud në përvjetorin e 49 të djegies së xhamisë Al Aksa, ka njoftuar se edhe me kalimin e gjysmë shekulli nga ky krim i tmerrshëm, ende nuk janë shuar flakët dhe nuk është ndalur okupimi i territoreve palestineze nga regjimi sionist. Zëdhënësi i AAP tha se konfliktet dhe mosmarrëveshjet do të zgjerohen edhe më shumë nëse vazhdon okupimi i territreve palestineze dhe dëmtimi i vendeve të shenjta islame. Xhamia Al Aksa u dogj më 21 gusht 1969 nga Denis Michael Rohan, sionist australian.

Advertisements