Breaking News

Çka do të ndodh me përmendoret në Maqedoni sipas marrëveshjes me Greqinë?

Në Maqedoni do të ketë disa ndryshime në të ardhmen për të respektuar nenet e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit.

Dokumentet e qytetarëve, emri zyrtar në hartat ndërkombëtare dhe çdo gjë që është zyrtare në vend do të merr emër tjetër: Republika e Maqedonisë së veriut, Republic of North Macedonia ose Република Северна Македонија. Shkurtimisht vendi do të quhet Maqedonia e veriut, duke anashkaluar Republika për përdorime të shkurtëra.

Në lidhje me përmendoret, në Maqedoni duhet të fillojë një proces rishikues brenda gjashtë muajve pas ratifikimit të marrëveshjes. Pas këtij procesi përmendoret asesi nuk mund të jenë të ngjajshme apo të njejta me të kaluarën helenike antike të shtetit fqinj, Greqinë.

“Në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e kësaj marrëveshjeje në fuqi Pala e dytë do ta shqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës së territorit të saj dhe nëse ato në çfarëdo lloj mënyre referojnë në historinë dhe civilizimin helen antik që përbën pjesë përkatëse të trashëgimisë historike ose kulturore të Palës së parë do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë së tillë”thuhet në Pikën II të Nenit 8 të marrëveshjes mes dy shteteve.

Pas ndryshimit të emrit të gjithë dokumente zyrtare do të duhet të ndryshohen, përfshirë këtu edhe pasaportat e qytetarëve.

Me këto ndryshime duhet të përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese.

Advertisements