Breaking News

Prezantohen avionët më të rinj luftarak të Iranit

Me përpjekjet e ekspertëve të industrisë së mbrojtjes dhe në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, është prezantuar brezi i ri i avionëve luftarakë të Iranit të quajtur Kouthar.

Njëkohësisht me 21 gushtin ditën kombëtar të industrisë mbrojtëse në Iran, ekspertët e industrisë ajrore kanë arritur të prodhojnë dhe prezantojnë avionin luftarak të quajtur Kouthar. Avioni ka kapacitet të kontrollojë zjarrin duke përdorur teknologjinë dixhitale ushtarake dhe në këtë avion janë instaluar rrjeti i katërt dixhitale ushtarak, teknologjia e monitorimit krejtësisht dixhitial, kompjuter për përllogaritjet balistike, si dhe pajisje për të ngritur nivelin e precizonit veprues, radarë të sofistikuar, pajisje ekzakte për orën e radios, si dhe pajisje për një hartë të lëvizshme. Avioni Kouthar është një prej avionëve të përparuar luftarakë i cili është prodhuar krejtësisht nga eKSpertët vendas. Në këtë mënyrë Irani është futur në rangun e atyre vendeve që prodhojnë avionë luftarakë. Avioni do të prodhohet në 2 modele me një dhe me dy pilotë ku modeli me dy pilotë do të përdoret edhe për qëllime trajnimi për pilotët.

Advertisements