Breaking News

Amerika arreston dy persona nën akuzën për spiunazh në interes të Iranit

Departamenti amerikan i drejtësisë njoftoi arrestimin e  2 shtetasve amerikano-iranianë të quajtur Ahmed’reza Muhamedi Dustdar dhe Maxhid Kurbani të cilët akuzohen për spiunazh në interes të qeverisë iraniane.

Sipas aktakuzës së ngritur ndaj këtyre dy personave, ata akuzohen për mbledhjen e informacioneve mbi organet hebraike dhe izraelite në Amerikë dhe për mbledhjen e informacioneve rreth anëtarëve të grupit MEK. Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se personat në fjalë janë arrestuar më datë 9 gusht. Ahmed’reza Muhamed Dustdar akuzohet se ka filmuar një qendër hebre në Çikago ndërsa Maxhid Kurbani që është banues i shtetit të Kalifornisë në Amerikë, ka marrë pamje filmike ndaj personave që kanë marrë pjesë në tubimet e grupit terrorist MEK në Uashington dhe Nju Jork. Arrestimi i këtyre dy shtetasve iranianë është vetëm një nga skenat e presioneve të Amerikës për të justifikuar daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore.

Advertisements