Breaking News

Zarif: Marrëveshja bërthamore vazhdon edhe pa praninë e Amerikës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Amerika është e fiksuar pas sanksioneve dhe shtoi se marrëveshja bërthamore do të vazhdojë jetën e saj edhe pa praninë e Amerikës.

Në një intervistë për kanalin televiziv CNN, Muhamed Xhavad Zarif ministri i punëve të jashtme të RII ka thënë: Presidenti amerikan Donald Trump për arsyen më të vogël synon të sanksionojë vendet tjera, kjo është një sëmundje e tij. Duke folur mbi sanksionet e SHBA kundër vendeve të tjera dhe Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka shtuar se Trump duket se ka një sëmundje, sepse, përveç Iranit, ai ka vendosur sanksione edhe ndaj Turqisë, Rusisë dhe shumë vendeve tjera dhe ai ndjek politikat e sanksioneve që janë të rreme, të paligjshme dhe në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare që përfundimisht çojnë në humbje Shtetet e Bashkuara. Zarif tha se komuniteti ndërkombëtar dhe vetë populli amerikan nuk i përkrah këto veprime të Trump. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, tha se Shtetet e Bashkuara u izoluan kur braktisën marrëveshjen bërthamore me Iranin. Sot, aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara, përveç disa prej fqinjëve tanë, nuk janë më të lidhur me Uashingtonin. Ai shtoi se tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore ka demonstruar përsosmërish izolimin e vendit në skenën botërore. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.

Advertisements