Breaking News

Nga huaja në hua, Maqedonia merr hua të re nga bankat vendore

6.5 milionë euro është shuma që Ministria e Financave ditën e martë do ta marr hua nga bankat vendore.

Sipas njoftimeve, kjo hua bëhet me qëllim që të bëhet pagesa e një huaje tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

2.4 miliardë denarë është shuma e cila në fund të muajit Maqedonia duhet ta kthejë, ndërsa në fund të këtij viti janë planifikuar huazime të reja.

Advertisements