Breaking News

Gjermania vazhdon bashkëpunimin e saj me partnerët

Në kulmin e krizës së rëndë ekonomike në Turqi, pas rënies së fuqishme të vlerës së Lirës, nga Gjermania vjen një lajm i mirë. Eksporti gjerman në Turqi, përkundër ngarkesave të fundit në raportet politike, nuk ka shënuar ndonjë rënie. Shteti gjerman jep edhe më tej të ashtuquajturat garanci “Hermes” për bizneset gjermane në Turqi.

Qeveria gjermane e ka ashpërsuar politikën e saj ndaj Turqisë vitin e kaluar, pas arrestimit të disa shtetasve gjermanë. Për këtë arsye e ka reduktuar mbrojtjen e riskut të biznesit të firmave gjermane në Turqi, në një vlerë prej 1.5 miliardë euro.  Përkundër tensioneve dhe grindjeve, Gjermania dhe Turqia kanë lidhje të mëdha ekonomike dhe interesa të përbashkëta edhe më tej. Por, jo vetëm në ekonomi, sepse Gjermania dhe Turqia janë të interesuara edhe për përfundimin e luftës në Siri, për shkak se nga ky vend kanë ardhur jashtëzakonisht shumë refugjatë. Ato shpresojnë se, me përfundimin e luftës mund të krijohen kushtet për largimin e sirianëve dhe kthimin në vendlindje.

Advertisements