Breaking News

Protesta kundër armëmbajtjes së lirë të armëve në Amerikë

Me mijëra qytetarë amerikanë kanë marrë pjesë në protestat e organizuara kundër lirisë së bartjes së armëve në këtë vend.

Faqja informative “Hill” njoftoi se protestuesit në këtë protestë e cila u zhvillua në Uashington, duke hedhur slogane dhe mbajtur pankarta në dorë, kanë dënuar dhunën e shkaktuar si pasojë e përdorimit të armëve. Protestat janë organizuar në Uashington me kërkesën e reformimit të ligjit për armëmbajtjen dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë. Përfaqësuesit e 50 organizatave kundër armëve në Amerikë kanë marrë pjesë në këto protesta. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në Amerikë kanë humbur jetën dhe janë plagosur 24 mijë e 532 persona. Protestuesit kanë thënë se neglizhenca e qeverisë amerikane për të mbrojtur sistemin dhe ambientet shkollore dhe mungesa e buxhetit për të parandaluar veprimet e dhunshme si pasojë e bartjes së armëve, janë shkaktarë kryesor për zgjerimin e dhunës në këtë vend. Këto protesta janë organizuar dy muaj pas sulmit vdekjeprurës në Teksas të Amerikës ku si pasojë e sulmit me armë janë vrarë 10 persona.

Advertisements