Breaking News

Kompanitë evropiane, humbësit më të mëdhenj nga sanksionet kundër Iranit

Raundi i parë i sanksioneve të Iranit është zbatuar dhe kompanitë e huaja akoma janë në dilemë rreth qëndrimit apo jo në tregun iranian. Kompanitë kineze dhe ato indianë kanë deklaruar se nuk do të ndërpresin bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe tregtinë me Iranin,

ndërsa kompanitë evropiane të cilat kanë biznese edhe në Amerikë, janë kthyer në humbësin më të madh të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Javën e kaluar Amerika ka zbatuar fazën e parë të sanksioneve kundër Iranit, sanksione që u rivendosën pas vendimit të Donald Trump për tërheqjen dhe largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Faza e dytë e sanksioneve kundër Iranit do të prekë industrinë e naftës dhe të gazit dhe kjo fazë nis prej muajit nëntor. Në këtë mes lind pyetja se cili është objektivi kryesor i Uashingtonit me këtë qëndrim kundrejt Teheranit? Donald Trump më 7 gusht në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se sanksionet nënkuptojnë se çdokush që kryen biznes me Iranin nuk mund të kryejë biznes me Amerikën. BE në përpjekje për të mbështetur kompanitë evropiane dhe përballjen me sanksionet amerikane, ka ndërmarrë disa hapa siç është vënia në funksion e statusit bllokues. Por megjithatë shumë kompani të prodhimit të makinave, prodhimit të medikamenteve dhe biznese të tjera në industri të ndryshme janë larguar nga Irani. Peti Kolhan, gazetar i agjencisë Al Xhazira thotë: Nëse kompanitë kryejnë biznes në Iran dhe njëkohësisht kanë aktivitete ekonomike me Amerikë, Uashingtoni mund të dëbojë këto kompani nga tregu i saj, që për nga aspekti ekonomik ka rëndësi tepër të madhe. Andreu Shuaitzer drejtor i kompanisë për administrimin e kapitalit Arxhan ka thënë se Kina, India dhe Turqia janë deklaruar se nuk kanë ndërmend që të ndërpresin bashkëpunimin me Iranin dhe në këtë mënyrë humbësi kryesor i këtyre sanksioneve do të jenë kompanitë evropiane. Ai thotë: Sanksionet do të dëmtojnë rëndë ekonominë e Iranit. Atyre bizneseve që mund të preken nga sanksionet e vendosura kundër Iranit, u është këshilluar që të largohen nga aktiviteti i tyre ekonomik në Iran. Pra çështja qëndron tek varësia e aktiviteteve ekonomike në tregun amerikan. Nëse ndonjë kompani nuk ka lidhje me tregun amerikane, atëherë Irani është një mundësi për këtë kompani. Donald Trump që nga koha e fushatës elektorale e deri më sot shumë herë ka kritikuar marrëveshjen bërthamore dhe ka pretenduar se marrëveshja bërthamore është e vetmja metodë për pengimin e përkohshëm të Iranit nga posedimi i armëve bërthamore dhe për këtë qeveria e tij kërkon një marrëveshje që do të rezultojë me ndryshimin e sjelljes së qeverisë iraniane kundrejt popullit iranian dhe marrëdhënieve me vendet e tjera të rajonit.

Advertisements