Breaking News

Ivanov: Korrigjimi i kufijve, me pasoja zinxhir në Ballkan dhe më gjerë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, duke theksuar se kjo mund të ketë efekte negative zinxhirë ndaj zonave tjera, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ai nuk ka specifikuar nëse mendon për debatet që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për korrigjime të kufijve dhe shkëmbim të popullatës, por ka thënë se idetë e tilla tërheqin rreziqe të shumta. “Në Ballkan sërish po bisedohet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të kufijve dhe të popullatës. Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korrigjime të kufijve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për qëllime tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është interes, të cilin qeveria duhet ta ketë parasysh”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një manifestim me rastin e 26- vjetorit të themelimit të Armatës së Maqedonisë.

Advertisements