Breaking News

Rusia e vendosur për të ruajtur marrëveshjen bërthamore

Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të saj ka shprehur vendosmërinë e Moskës për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.

Ministria e jashtme e Rusisë në këtë deklaratë ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Rusia do të vazhdojë të zbatojë angazhimet e saj. Ne theksojmë ndërmarrjen e çdo veprimi në kuadër të ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë. Kjo deklaratë gjithashtu thekson se kompania RusAtom ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Duhet theksuar se rezervat e uraniumit të pasuruar në Iran nuk duhet të kalojnë kuotën e 300 kilogramëve. Ministria e jashtme e Rusisë ka theksuar se i gjithë bashkëpunimi me Iranin është në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB dhe kryhet nën kontrollin e plotë të ANEA.

Advertisements