Breaking News

Merkel: Nuk pres ndonjë rezultat të veçantë nga takimi me Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se nuk priste që pas takimit të paralajmëruar për të shtunën me presidentin rus Vladimir Putin të kishte ndonjë rezultat të veçantë.

“Është një takim pune nga i cili nuk priten rezultate specifike, por numri i problemeve, nga Ukraina dhe Siria në çështjen e bashkëpunimit ekonomik – është aq i madh sa që është e justifikuar të jemi në një dialog të përhershëm”,tha Merkel. Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin malazez Dusko Markoviç në Berlin, Merkel tha gjithashtu se një takim katër-palësh midis Gjermanisë, Rusisë, Turqisë dhe Francës mbi Sirinë mund të kishte kuptim.

Advertisements