Breaking News

Turqia shton tarifat doganore për mallrat amerikane

Ministria e tregtisë së Turqisë ka nisur zbatimin e planit për shtimin e tarifave doganore për mallrat amerikane që kapin shumën 533 milion dollarë.

Ministri i Financave i Turqisë ka siguruar mijëra investitorë të huaj se Ankaraja do të arrijë të kontrollojë krizën monetare të shkaktuar nga një mosmarrëveshje me SHBA, duke premtuar se vendi i tij do të dalë “më i fortë” nga paqëndrueshmëria aktuale e tregut. Në një konferencë me rreth 6,000 investitorë të huaj të enjten, Berat Albayrak tha se Turqia do të tejkalojë këtë periudhë të sanksioneve të SHBA me ndihmën e partnerëve të tjerë si Rusia, Kina dhe Gjermania. Ai tha se shumë shtete të botës po ballafaqohen aktualisht me çështjen e sanksioneve të SHBA-së, dhe janë duke bërë thirrje për një reagim të bashkërenduar global ndaj mjeteve të presionit ekonomik të Uashingtonit. “Kjo është natyrisht kriza më e rëndë e monedhës tonë, që nga viti 2001 dhe është e nxitur tërësisht nga faktorë të jashtëm. Gjithsesi politikëbërësit turq janë të përgatitur për ta përballuar me sukses. Ne kemi filluar tashmë implementimin e një plani masash dhe do të vijojmë me hapa të tjerë në ditët në vijim, për të rikthyer lirën në nivele të qëndrueshme”, tha Albayrak. Turqia po rrit tarifat për disa mallra të importuara nga SHBA, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin. Turqia thotë se kjo është një përgjigje ndaj ‘sulmeve të qëllimta’ të Uashingtonit mbi ekonominë turke. Lista e mallrave që do i nënshtrohen tarifave të reja u publikua në Gazetën Zyrtare Turke mëngjesin e së mërkurës. Fuat Oktay ka shkruar në Twitter masa është marrë “nën parimin e reciprocitetit kundër sulmeve të qëllimshme të administratës amerikane në ekonominë tonë”. Monedha kombëtare turke, lira, po pëson ‘zhytje’ të thellë, ndërsa Uashingtoni dyfishoi tarifat e veta mbi importet e aluminit dhe çelikut në vend me 20% dhe 50%, respektivisht. Deri tani, lira ka humbur 40% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, duke rënë në nivelin historik më të ulët. Qeveria turke më parë tha se po merrte masa ndaj goditjes masive, pa specifikuar natyrën e tyre. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan akuzoi SHBA se kërkon “të detyrojë Turqinë të dorëzohet në çdo fushë nga financimi në politikë, për ta bërë Turqinë dhe kombin turk të gjunjëzohen”. Ai u kërkoi gjithashtu turqve të mos përdornin dollarin por të mbështesin lirën turke. Janë të shumta videot që qarkullojnë në internet, teksa shihen shumë turq që djegin dollarët amerikan si një përgjigje ndaj apeleve të presidentit Rexhep Taip Erdogan për të braktisur dollarët dhe euron në mbrojtje të lirës turke dhe për të bojkotuar produktet elektronike amerikane. Javën e shkuar ndërkohë SHBA dyfishoi tarifat mbi Turqinë për shkak të refuzimit të kësaj të fundit për të ekstraduar pastorin amerikan që mbahet nën arrest atje. Rritja e lirës turke me 3 për qind u ndihmua edhe nga masat e marra nga qeveria që kishin si qëllim ndalimin e spekulimeve me monedhën vendase. Nga ana tjetër Presidenti Trump ka përsëritur disa herë apelin për lirimin e tij, ndërsa ka marrë një sërë masash shtrënguese ndaj Turqisë, të cilat kanë tronditur monedhën vendase Lira. Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një mbledhje me kabinetin e Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të aplikojnë sanksione të tjera ndaj Turqisë, nëse pastori nuk lirohet së shpejti. “Ne po planifikojmë një sërë masash të tjera ndaj Turqisë, nëse Brunson nuk lirohet. Gjithashtu, kemi mundësi të aplikojmë shumë më tepër sanksione, sesa po planifikojmë”, tha Mnuchin para presidentit amerikan. Pastori amerikan Andrew Brunson akuzohet për mbështetje të organizatorëve të grushtit të shtetit të 2015-ës, në Turqi dhe aktualisht është në arrest shtëpie. Ai ka shërbyer për 22 vite si pastor në Turqi, ndërsa nëse shpallet fajtor, rrezikon të përballet me një dënim prej 35 vitesh.

Advertisements