Breaking News

Rezoluta e Senatit amerikan kundër Donald Trump

Senati amerikan ka nxjerrë një rezolutë kundër sjelljes së presidentit Donald Trump.

Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, Senati amerikan ka nxjerrë një rezolutë jo të detyrueshme në të cilën presidenti Donald Trump kritikohet për shkak të përdorimit të termit “ Armik i popullit” për mediat amerikane. Më shumë se 300 organizata mediale në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë të enjten për të luftuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump. The Boston Globe ka bërë këtë thirrje javën e kaluar, për një dënim kombëtar të “luftës së ndyrë” të presidentit kundër mediave, duke e titulluar të njëjtën #EnemyOfNone (Armiq të askujt). Trump i ka akuzuar raportimet e mediave si “lajme të rreme” dhe ka cilësuar gazetarët si “armiq të njerëzve”. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto deklarata nxisin rrezikun e përdorimit të dhunës kundër gazetarëve. Media të mirënjohura amerikane dhe të përditshme lokale kanë premtuar se do t’i përgjigjen thirrjes, teksa edhe gazeta britanike, The Guardian është zotuar se do të bashkohet në këtë organizim. Me kryetitull “Shtypit të lirë i duheni ju”, gazeta The Neë York Times i ka konsideruar sulmet e Trumpit, “të rrezikshme për jetëgjatësinë e demokracisë”.

Advertisements