Breaking News

Zarif: Konventa e statusit ligjor të detit Kaspik në interes të Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se konventa e statusit ligjor të detit Kaspik jo vetëm që ruan të gjithë tërësinë territoriale të Iranit por krijon dhe forcon lidhjet miqësore me fqinjët.

Muhamed Xhavad Zarif në intervistën e tij për kanalin 2 të radiotelevizionin iranian IRIB ka thënë: Përkundër disa deklaratave, konventa e statusit ligjor të detit Kaspik më shumë është në kuadër të interesit kombëtar të Iranit. Ministri Zarif tha se nëse politika e jashtme ka një objektiv, ky objektiv me padyshim është ruajtja e tërësisë territoriale, sigurisë kombëtare, pavarësisë politike dhe ndihmës për përmirësimin e gjendjes së popullit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se brenda 3-4 muajve të ardhshëm do të nisë puna për përcaktimin e vijave kufitare të detit Kaspik dhe shtoi se vetëm për vijën mes Rusisë dhe Kazakistanit ekziston një çështje që i përket 20 viteve më parë. Ministri Zarif tha se përpjekja e Iranit është përqendruar në marrjen e 20% të sipërfaqes së detit Kaspik dhe shtoi: Në bazë të konventës për statusin ligjor të detit Kaspik asnjë vend tjetër nuk mund të ketë prani në Detin Kaspik përveç vendeve që lagen nga ky det. Në një pjesë tjetër të intervistës së tij ministri i jashtëm iranian tha se Donald Trump në çështjen e marrëveshjes bërthamore ndodhet në një pozitë të dobët dhe Evropa duhet të shpenzojë për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Sa i përket propozimit të presidentit amerikan për bisedime, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif tha: Amerikanët po ndjekin një luftë psikologjike sepse nëse ata duan negociata për dy vjet janë mbajtur negociata.

Advertisements