Breaking News

301 priftërinj pedofilë në Pensilvani!

Priftërinjtë katolikë në Pensilvani abuzuan seksualisht me mijëra fëmijë gjatë një periudhe 70-vjeçare dhe i mbajtën të heshtur nëpërmjet “armatimit të besimit”, si dhe nëpërmjet një fushate sistematike të fshehjes nga peshkopët e tyre, bën të ditur Avokati i Shtetit të Pensilvanisë.

Në një raport prej 884-faqesh, të publikuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tregohen shembuj të paraqitur grafikisht të fëmijëve, të cilët i pastronin paraprakisht dhe më pas i dhunonin seksualisht, klerikët e kishës katolike. Prokurori është bazuar kryesisht në dokumentet e arkivave sekrete të mbajtura nga dioqezat, duke përfshirë këtu rrëfimet e shkruara nga priftërinjtë. “Ishte abuzim seksual i fëmijëve, përfshirë këtu përdhunimin, i cili u krye nga burra të rritur, priftërinj kundër fëmijëve”, tha Shapiro. Përfaqësuesit e 6 dioqezave të Pensilvanisë të përfshirë në raport nuk dhanë ndonjë koment. Prokurori i Përgjithshëm tha se ky është raporti më i madh mbi abuzimet seksuale të klerikëve të kishës katolike në historinë amerikane, pothuajse dy dekada pas ekspozimit të abuzimit në Boston, që tronditi kishën katolike romake. “Priftërinjtë dhunuan djem dhe vajza, – tha Shapiro. – Ata fshehën gjithçka për dekada të tëra”. Në raport përmenden 301 priftërinj, disa prej të cilëve kanë vdekur. Vetëm dy prej priftërinjve do të ndiqen penalisht. Prokurori Shapiro tha se janë identifikuar rreth 1.000 viktima, por beson se mund të ketë shumë më tepër. Gjithashtu, Shapiro bëri të ditur se një prift kishte ngacmuar 5 motra në një familje.

Advertisements