Breaking News

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk figurojnë në Listën e Shangait

Universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk janë të radhitur në listën e Shangait, për universitetet më të mira në botë.

Në listën për radhitje akademike të universiteteve botërore për vitin 2018 që është publikuar sot, gjenden me mijëra universitete. Në vendin e parë për të 16-tën herë me radhë është Universiteti i Harvardit, në vendin e dytë Universitetiti i Stanford të SHBA-ve, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti i Cambridge të Britanisë së Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhjetë universitetet më të mira janë: MIT (vendi 4), Berkoley (5), Princeton (6), Oxford (7), Columbia (8), Caltech (9) dhe Chicago (10).

Universiteti i Cyrihut që është në vendin e 19-të, mbetet më i mirë i ranguar nga universitetet e Evropës, ndërsa Universiteti i Kopenhagës është i dyti në Evropë, gjegjësisht i 29-ti në listën e Shangait.

I treti në Evropë është Universiteti Sorbona, që në listën e Shangait radhitet në vendin e 36-të.

Nga vendet e rajonit, më lartë të radhitur janë Universitetet në Beograd dhe Athinë, të cilët janë mes vendeve 300 dhe 400, ndërsa Universiteti i Ljubljanës, Selanikut dhe Universiteti Teknik i Athinës janë të pozicionuar mes vendeve 400 dhe 500.

Lista e Shangait çdo vit publikohet nga Universiteti “Tsiao Tong” nga Shangai dhe është një nga listat më me ndikim që radhit universitetet botërore.

Kriteret kyçe për rangimin e universiteteve mes tjerash janë, numri i punëve shkencore të publikuara në skenën ndërkombëtare, numri i fituesve të Çmimit Nobel dhe çmimeve tjera.

Advertisements