Breaking News

Nasrullah: Lufta 33 ditore u nis me qëllim të dominimit amerikan mbi rajonin / Irani është më i fuqishëm se kurrë

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah, Sejed Hasan Nasrullah, thotë se SHBA dhe Izraeli janë tepër të dobët për një luftë të re në rajon.

Nasrullah i bëri këto deklarata të martën gjatë një fjalimi që shënonte 12 vjetorin e luftës izraelite të vitit 2006 në Liban. Ai shtoi se Hezbollahu nuk ka frikë nga mundësia e një lufte të re me Izraelin. “Askush nuk duhet të na kërcënojë me luftë dhe askush nuk duhet të trembet nga lufta … Ne nuk jemi të frikësuar apo të shqetësuar për luftë dhe ne jemi gati për të dhe ne do të jemi fitimtarë”. “Rezistenca në Liban sot, me posedimin e armëve, pajisjeve dhe aftësive, anëtarëve dhe kuadrove, ekspertizës dhe përvojës, si dhe besimit dhe vendosmërisë, guximit dhe vullnetit, është më e fortë se në çdo kohë që nga fillimi i saj në rajon”, theksoi Nasrullah. Në mars, gjenerali i përgjithshëm i Izraelit Yaakov Barak tha se vrasja e Nasrullah do të ishte një “fitore vendimtare” në luftën e ardhshme të regjimit kundër vendit arab. Nasruallah ka kritikuar marrëveshjen e ashtuquajtur të shekullit të Uashingtonit për Izraelin dhe palestinezët, duke theksuar se nuk ka asnjë fraksion të vetëm palestinez që e mbështet atë. Nasrullah gjithashtu dënoi përpjekjet e SHBA, Arabisë Saudite dhe Izraelit për të rrëzuar qeverinë siriane. Kreu i Hezbollahut më tej theksoi se Irani do të përballojë sanksionet e imponuara nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. “Irani është përballur me sanksione që nga fitorja e Revolucionit Islamik më 1979 … Trump po mendon se po forcon sanksionet, por sanksionet kanë qëndruar që nga viti 1979 dhe Irani ka qëndruar dhe do të festojë 40 vjetorin e fitores së revolucionit të tij”, tha Nasrullah. “Mund t’ju them dhe unë kam informacione të sakta se ata janë duke ndërtuar ëndrra, strategji dhe projekte që Irani do të shkojë drejt kaosit dhe do të bjerë. Ky është iluzion, kjo është imagjinatë dhe nuk ka të bëjë me realitetin”, vuri në dukje Nasrullah.

Advertisements