Breaking News

Rusia deklarohet për Kosovën

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar vendi i saj do të përkrah çfarëdo zgjidhje për Kosovën nëse me të pajtohet Serbia.

“Gjithçka që do të jetë e pranueshme për serbët ne do ta respektojmë. Por, shtrohet pyetja nëse është në dobi të serbëve”, ka shtuar Zaharova për mediat serbe kur është pyetur për qëndrimin e Rusisë rreth temës së përfolur së fundmi, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi. E pyetur nëse ekzistojnë gjasat që të arrihet një marrëveshje për Kosovën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, pasi ishte raportuar për një gjë të tillë gjatë takimit të tyre në Helsinki, Zakharova ka thënë se është gënjeshtër dhe se asgjë nuk ka të vërtetë. /Telegrafi/

Advertisements