Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka thënë se Republika Islamike nuk do të hyjë në negociata të reja me Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë që ky vend ka treguar ndaj popullit iranian.

Duke folur në një takim me një grup qytetarësh iranianë në Teheran të hënën, Ajetollah Khamenei hodhi poshtë thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për negociata direkte me Teheranin, duke thënë se Uashingtoni synon vetëm interesat e tij.  Duke iu referuar tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Lideri suprem ka thënë: “Pse duhet të bëjmë negociata me një regjim i cili vetëm mashtron dhe bën presione, kështu nuk mund të negociohet”. Duke elaboruar ofertën e bisedimeve të drejtpërdrejta me zyrtarët iranianë të Trump, Ajetollah Khamenei tha: “Natyrisht, ata veprojnë mbi një lojë politike të pavlerë dhe njëri prej tyre thotë se ata duan negociata me Iranin pa ndonjë parakusht, kurse tjetri krijon parakushte”. “Ndryshe nga ajo që disa njerëz mund të mendojnë në vend, kërkesa e amerikanëve për negociata nuk është asgjë e re dhe është përsëritur shumë herë gjatë 40 viteve të fundit, por ka marrë përgjigjen negative të Iranit. Madje edhe presidenti amerikan, Reagan, i cili ishte më i fuqishëm se presidenti i tanishëm, në rastin e njohur si ‘McFarlane’, e dërgoi atë fshehurazi në Teheran për negociata, por ai u kthye pa asnjë rezultat 24 orë më vonë”. “Ata kanë një formulë të veçantë për negociata dhe çdokush duhet të hyjë në negociata me ta sipas kësaj formule”, vuri në dukje Ajetollah Khamenei. Lideri suprem ka thënë se “dhënia dhe marrja” është realiteti i negociatave në politikën zakonore, duke shtuar: “Duke shfrytëzuar fuqinë e tyre politike, propaganduese dhe financiare, amerikanët përpiqen në çdo negociatë për të penguar çdo rezistencë që mund të pengojë realizimin e qëllimeve të tyre”. “Ata së pari vendosin qartë qëllimet e tyre kryesore. Natyrisht, ata nuk i deklarojnë të gjitha këto qëllime para negociatave, por ndjekin realizimin e të gjitha atyre nëpërmjet bisedimeve gjatë procesit negociator. Pika e dytë është se amerikanët nuk marrin një hap prapa nga këto qëllime kryesore”.  Në fjalimin e tij, Lideri suprem po ashtu ju referua edhe problemeve aktuale ekonomike në Iran, duke thënë se, shumica e problemeve ekonomike në  vend janë rezultat i keqmenaxhimit të brendshëm, nuk është se sanksionet nuk kanë ndikim, por ndikimi kryesor lidhet me performancat.

Advertisements