Breaking News

Evropa mbështet marrëveshjen bërthamore dhe lidhjet me Iranin

Ministri i ekonomisë së Gjermanisë ka shprehur mbështetjen e Evropës për shkëmbimet tregtare dhe biznesin me Iranin me gjithë sanksionet dhe presionet e Amerikës.

Peter Altmaier, ministri i ekonomisë së Gjermanisë pasi theksoi se Evropa nuk nënshtrohet përballë presioneve të Amerikës kundrejt Iranit shtoi se Evropa nuk do të lejojë Uashingtonin që të diktojë kërkesat e veta dhe se me këtë vend duhet të ketë apo nuk duhet të ketë lidhje dhe shkëmbime financiare dhe për këtë Evropa është e angazhuar të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Qeveria gjermane së bashku me partnerët e saj evropianë po mundohet të gjejë rrugë për të garantuar shkëmbimet financiare me Iranin pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Institucionet financiare dhe të biznesit në Gjermani kanë paralajmëruar se kompanitë gjermane pësojnë dëme nëse ndjekin politikat sanksionuese të presidentit amerikan kundër Iranit. Ministri gjerman ka kritikuar politikat e Donald Trump në vendosjen e tarifave doganore dhe theksoi se të tilla masa eliminojnë mundësitë për zhvillim ekonomik dhe për punësim.

Advertisements