Breaking News

Evropa kritikon arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite

BE ka kritikuar Arabinë Saudite për shkak të arrestimit të disa aktivistëve për të drejtat e grave.

Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE, ka thënë se autoritetet e BE në bisedat dhe kontaktet e tyre me krerët e Arabisë saudite kanë kërkuar shpjegime mbi arrestimin e aktivistëve të të drejtave të grave. Autoritetet e Riadit kanë arrestuar aktivistë civilë në Arabinë Saudite, si  Sarmar Badahi dhe Nasima Al-Sadeh. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut iu përgjigjën këtyre arrestimeve, duke thënë se zyrtarët sauditë e konsiderojnë çdo protestë paqësore si një kërcënim ndaj qeverisë së tyre tiranike. Vitin e kaluar, veçanërisht pas emërimit të Muhamed bin Selman si Princi i Kurorës i cili ndjek politikat amerikane dhe izraelite në rajon, me dhjetëra tregtarë, klerikë, princa dhe studiues janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite. Më herët ndaj arrestimit të aktivistëve të të drejtave të grave ka reaguar edhe Kanadaja. Ministrja e jashtme e Kanadasë duke reaguar ndaj deklaratës të homologut të saj saudit ka thënë se Otava do të vazhdojë mbështetjen për të drejtat e grave. Kristia Freeland, ministre e jashtëm e Kanadasë në një konferencë për shtyp në Vancouver ka thënë: Otava gjithmonë ka mbështetur të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave në të gjithë botë. Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite ka deklaruar se qëndrimet e Kanadasë kundrejt çështjes së aktivistëve për të drejta te femrave bazohen në informacione të gabuara. Arabia Saudite deklaron se ka ‘ngrirë’ të gjitha marrëdhëniet e reja tregtare dhe investimet me Kanadanë për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit në punët e brendshme të Arabisë Saudite.

Advertisements