Breaking News

Ambasadori amerikan në Londër kritikon Anglinë për shkak të mbështetjes së Iranit

Ambasadori i Amerikës në Londër ka kritikuar Britaninë e Madhe për shkak të mbështetjes së qartë të BE kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe ka kërkuar që unioni të mbështesë veprimet e Uashingtonit për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Woody Johnson në një e-mail për gazetën britanike Telegraf ka shkruar: Amerika po shton presionet e saj kundër Iranit dhe kërkon që Londra të jetë pranë saj. Ka ardhur koha që të dilet nga marrëveshja zhgënjyese e vitit 2015. Ambasadori i Amerikës në Londër gjithashtu përmendi ultimatumin e Amerikës për kompanitë britanike që kryejnë aktivitete në Iran dhe tha se në rast se këto kompani nuk ndërpresin aktivitetin e tyre në Iran ato do të përballen me pasoja të rënda dhe serioze. Presidenti amerikan ditë më parë ka nënshkruar dekretin e rivendosjes së sanksioneve të jashtëligjshme kundër Iranit dhe deklaroi se ato vende që nuk ndërpresin lidhjet e tyre ekonomike me Iranin do të përballen me pasoja të rënda. Me anë të kësaj deklarate presidenti amerikan kërkon të inkurajojë kompanitë evropiane që të largohen nga Irani. Mirëpo BE duke shprehur keqardhjen për vendimin e Amerikës për rikthimin e sanksioneve, ka futur në fuqi legjislacionin bllokues për të parandaluar sanksionet amerikane dhe ka theksuar ruajtjen e kanaleve monetare me Iranin si dhe shitjen e naftës dhe të gazit iranian.

Advertisements