Breaking News

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) paralajmëron mbi pasojat e sanksioneve të naftës kundër Iranit

Donald Trump më 8 maj pasi ka përsëritur pretendimet dhe akuzat e tij boshe kundër Iranit, shpalli daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi rikthimin e sanksioneve brenda 3-6 muajve.

Raundi i parë i sanksioneve u vendos më 7 gusht, veprim ky që u dënua gjerësisht nga qarqet e ndryshime ndërkombëtare. Raundi i dytë i sanksioneve që prek edhe sanksionet kundër naftës do të vendoset prej 4 nëntorit 2018. Amerika me vendosjen e sanksioneve në dy faza kërkon të pengojë shitjen e naftës së Iranit, si dhe të ndalojë çdo shkëmbim bankar, tregtar dhe ekonomik mes Iranit dhe vendeve të tjera me objektivin përfundimtar atë të shkatërrimit të ekonomisë iraniane. mirëpo kjo sjellje e Amerikës ka ngjallur shqetësime të shumta në nivel ndërkombëtare. Në këto kushte ANE, ka deklaruar se tregu i naftës është futur në një periudhë të shkurtër qetësie mirëpo ekziston mundësia që në fund të vitit 2018 dhe njëkohësisht me vendosjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, ky treg të përballet me një tufan të vërtetë. Donald Trump duke bashkëpunuar me disa partnerë të naftës në Lindjen e Mesme si Arabia Saudite, po mundohet të rikuperojë deficitin e sasisë së naftës nga ulja e kuotës së shitjes së naftës iraniane me anë të rritjes së prodhimit të naftës saudite. Aktualisht Arabia Saudite prodhon 10.4 milion fuçi naftë në ditë dhe shtimi i prodhimit deri në 12 milion fuçi kërkon një afat kohor prej 6-9 muaj dhe kjo nuk mund të realizohet menjëherë. Përveç kësaj rritja e kapacitetit prodhues deri në maksimum të Arabisë Saudite do të shkatërrojë potencialin e prodhimit rezervë në treg dhe në rast se krijon probleme mbi naftën në vende si Libia, Nigeria dhe Venezuela, tregu nuk do të ketë mundësi të plotësojë boshllëkun nga mungesa e naftës. Përveç kësaj reagimi i mundshëm i Iranit ka ngjallur shqetësime tek perëndimorët dhe partnerët e tyre rajonalë, pasi Irani do të japë përgjigje definitive. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vizitën e tij të fundit në disa vende evropiane paralajmëroi seriozisht Amerikën dhe aleatët e saj në rajon lidhur me pasojat e përpjekjeve për ndërprerjen e eksportit të naftës iraniane. Hasan Ruhani në një deklaratë të tij ka thënë: “Amerikanët pretendojnë se duan të parandalojnë plotësisht eksportin e naftës iraniane. ata nuk e kuptojnë se çfarë thonë, kjo sepse nuk ka kuptim që nafta e Iranit të mos eksportohet, ndërsa ajo e rajonit të eksportohet. Nëse ju arrini ta bëni këtë, atëherë bëjeni dhe shihni rezultatin”.  Një tjetër çështje është se raundi i dytë i sanksioneve kundër Iranit vendoset në kohën kur përkundër periudhave të mëparshme Amerika kësaj here është krejtësisht e vetme, sepse Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe vendet e tjera të mbetura në këtë marrëveshje nuk shohin asnjë arsye apo shkak për të ndjekur sanksionet e Amerikës kundër Iranit. Pra me fjalë të tjera sot bota ka krijuar një mur kundër veprimeve anti-iraniane të Donald Trump dhe vendosjes së sanksioneve kundër Iranit.

Advertisements