Breaking News

Gutters kërkon hetime mbi krimet e Arabisë Saudite në Saade

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nisjen e hetimeve mbi krimet e koalicionit saudit në provincën Saade të Jemenit.

Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB dënoi sulmin e Arabisë Saudite ndaj një autobusi me fëmijë në provincën Sa’ada të Jemenit dhe kërkoi nisjen e hetimeve të pavarura për zbardhjen e ngjarjes. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, pasi avionët e Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte fëmijë në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa’ada. Autobusi u sulmua të enjten në një treg në qytetin Zahin të provincës  Sa’ada, njoftoi rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah. Ministria e shëndetësisë e Jemenit tha se 50 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë dhe rreth 77 të tjerë u plagosën në sulm. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se autobusi transportonte fëmijë. Johannes Bruwer, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen, gjithashtu tha se shumica e viktimave ishin nën moshën 10 vjeçare. Këtë sulm e ka dënuar edhe Irani. Irani ka dënuar ashpër sulmin ajror të kryer nga Arabia Saudite që vrau dhjetëra civilë jemenas, kryesisht fëmijë në një autobus shkollor, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj regjimit të Riadit dhe aleatëve të tij për të ndaluar kryerjen e më shumë krimeve në Jemen. Në një deklaratë të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, shprehu solidaritetin me familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në sulmin ajror saudit, i cili goditi autobusin e nxënësve jemenas në një treg në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa’ada. Zyrtari iranian më tej i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, grupeve të të drejtave të njeriut dhe aktorëve të tjerë me ndikim për të dyfishuar përpjekjet e tyre dhe për të ndihmuar në ndalimin e shpejtë të këtyre akteve kriminale.

Advertisements