Breaking News

Tarifa 25 % e Kinës për 16 miliardë dollarë të produkteve amerikane

Kina duke treguar reciprocitet me Amerikën në vendosjen e tarifave, ka deklaruar se do të vendos tarifë prej 25 % për 16 miliardë dollarë të produkteve amerikane.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot kanali televiziv amerikan CNBC News. Masat hakmarrëse anti-amerikane të cilat përfshijnë 333 produkte amerikane, duke përfshirë naftën e papërpunuar, qymyrin, benzinën, si dhe disa makina dhe marka të biçikletave dhe pajisje medicinale dhe terapeutike, do të hyjnë në fuqi më 23 gusht. Departamenti i Tregtisë kineze konfirmoi se vendimi u mor në përgjigje të vendimit të SHBA-së për të vendosur një taksë prej 25 për qind për mallrat e caktuara të importuara nga Kina.

Advertisements