Breaking News

Shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, reagon ambasada ruse në Shqipëri

Për çështjen e shumë debatuar gjatë ditëve të fundit për ndryshim të mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe Ambasada ruse në Tiranë, duke marr shkas edhe nga disa lajme në media se Rusia dhe Putin fshihet pas një marrëveshje të tillë.

Ambasada ruse në Tiranë risjell në vëmendje komentin e bërë nga Ministria e Jashtme ruse më 27 korrik pas takimit në Helsinki të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Putin. Ajo deklaron se çështjet për statusin e Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB dhe se Rusia këmbëngul në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadrin e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe kurrë nuk do të përpiqet të diskutojë këtë çështje pas shpinës së palëve. Për më tepër ambasada ruse thotë se nuk duhet të luhet me një tendencë të rrezikshme të tronditjes së marrëdhënieve ruso-amerikane dhe nuk duhen nxitur tensione në Ballkan. Edhe gjatë deklaratës së sotme, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehej se “Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson. Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”.

Advertisements