Breaking News

Maqedoni, rezultatet e anketave për referendumin japin optimizëm

Dallimi prej 6,4 për qind në dobi të qytetarëve të anketuar në Maqedoni të cilët do të japin mbështetje për pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes së Prespës”, duket se shkakton dozë optimizmi në Athinë dhe Shkup.

Ky është vlerësimi i një pjese të mediave greke të cilat e transmetojnë anketën për referendum në Maqedoni. Sipas rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik të cilin për MCMS e ka zbatuar agjencia M-prospekt në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht, mbështetje për pyetjen e referendumit do të jepnin 41,5 për qind, ndërsa kundër janë prononcuar 35,1 për qind.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, për Kanal5 ta se shumica e qytetarëve në referendum do të deklarohen se janë për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Besojmë se shumica e qytetarëve në referendum do të prononcohen për një Maqedoni si anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe se do t’i porositin të përzgjedhurit e popullit se kjo është e ardhmja, që ua dëshirojnë fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha Sheqerinska.

Ajo përmendi se disa herë kanë thënë se do ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Sheqerinska potencoi se të gjitha partitë kryesore politike, u prononcuan në mbështetje të mbajtjes së referendumit. Ajo tha se partia më e madhe opozitare dhjetë vite flet për nevojën e referendumit.

Ndërkohë, në Maqedoni në vijim janë përgatitjet për referendumin, prej sot fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Advertisements