Breaking News

Gjermania: Do të luftojmë për marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Gjermanisë duke theksuar mbi nevojën dhe rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar: Ne do të luftojmë për qëndrimin në marrëveshjen bërthamore, sepse është një traktat ndërkombëtar që është në përputhje me interesat tona dhe për të mirën e sigurisë së rajonit.

Hajko Mass, në një intervistë me gazetën gjermane ‘Pasaur Novin Perse”, ka thënë: “Ekzistenca e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin është më e mirë se mosekzistimi i saj”. Ai në vazhdim duke shprehur shqetësim në lidhje me sanksionet amerikane kundër RII, ka shtuar se dalja e njëanshme e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe vendosja e sanksioneve kundër Iranit mund të shkaktojnë konflikt dhe kaos në Iran. Mass ka shtuar  se është një fqinj i Evropës dhe siguria dhe stabiliteti i tij ka rëndësi shumë të madhe për BE. Ai ka shtuar: “Izolimi i Iranit vetëm do të inkurajojë forcat ekstremiste dhe përpjekja për të krijuar kaos në këtë vend nuk do të jetë një rezultat i mirë, ashtu siç ka ndodhur në disa vende të rajonit, gjë që ka çuar në trazira dhe jostabilitet”. Zyrtari gjerman ka deklaruar: “Ata që kërkojnë të ndryshojnë regjimin iranian nuk duhet të harrojnë se kjo mund të sjellë më shumë probleme”.

Advertisements