Breaking News

Policia amerikane çdo ditë vret nga 3 vetë

Rezultatet e një ankete tregojnë se policia e Shteteve të Bashkuara vret tre vetë në ditë.

Sociologët në Universitetin e Cornell dhe në Universitetin e Uashingtonit, përmes një hulumtimi të bërë kohëve të fundit, sugjerojnë që policia amerikane vret pothuajse 1,000 vetë çdo vit, ekuivalente me rreth tre persona në ditë. Studimi zbulon gjithashtu se shkalla e vrasjeve nga policët amerikanë është dy herë më e lartë se statistikat zyrtare dhe zezakët dhe amerikano-latinët janë në rrezik të lartë për sulme vdekjeprurëse nga ana e policisë amerikane.

Advertisements